Mbi 90 të vdekur pas dështimit për grusht shteti në Turqi

445
Një përpjekje për grusht shteti nga ana e ushtrisë turke kundër presidentit Erdogan, e cila dështoi pas orësh luftime, kaosi dhe ankthi në rrugët e Ankarasë dhe Stambolit, ka mbajtur të gjitha qeveritë botërore me frymën pezull. Deri tani janë arrestuar 1.563 ushtarë, por bilanci provizor i të vdekurve, si nga radhët e policisë, ashtu edhe nga civilët është 90 persona. Puçistët, kanë braktisur tanket si shenjë dorëzimi.
Presidenti, pas një arratie disa orëshe në qiejt e Turqisë me avionin e tij, është rikthyer në Stamboll, pasi u sigurua se grushti i shtetit dështoi. Tentativa e papritur nga ana e ushtrisë turke, e organizuar nga kolonelët (të përfshirë edhe pak gjeneralë), është ndjekur me kujdes nga Rusia (mes dy vendeve është bërë paqe në periudhën e fundit pas një periudhe të gjatë tensioni), por edhe nga SHBA-të, duke qenë vend anëtar i NATO-s. Barak Obama ka dalë në krah të presidentit Erdogan, duke deklaruar: “Mbështesim qeverinë turke të zgjedhur në mënyrë demokratike”. Pro Erdoganit, edhe pse ka qenë më e kujdesshme Angela Merkel: “Rendi demokratik duhet respektuar”, – ka deklaruar zëdhënësi i saj. Ndërsa Rusia është shprehur “thellësisht e shqetësuar për lajmet që vijnë nga Turqia”, – ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit.
Sigal