Mbi 300 emigrantë zbarkojnë në Spanjë

487
Sigal

Në portin spanjoll të Algesiras zbarkuan të premten mbi 300 emigrantë të cilët ishin nisur një javë më parë nga Afrika e Veriut me synim Europën. Grupi i i madh i personave, ku nuk mungojnë minorenët dhe gratë shtatzëna, u pritën nga policë vendas dhe punonjës të shoqërisë bamirëse “Kryqi i Kuq”, për t’u ardhur atyre në ndihmë.

Spanja ka lejuar zbarkimin e qindra emigrantëve afrikanë në brigjet e saj.

Mbi 300 persona, mes të cilëve minorenë dhe gra shtatzëna, u transportuan të premten nga një anije spanjolle për qëllime humanitare, pasi më herët u ishte refuzuar zbritja në Itali dhe Maltë.

Emigrantët u shpëtuan në datën 21 dhjetor teksa po tentonin të përshkonin Detin Mesdhe me mjete lundruese të pasigurta.

Anija spanjolle e cila u erdhi në ndihmë emigrantëve nga Afrika e Veriut zotërohet nga një organizatë humanitare që operon kryesisht në hapësirën detare midis Libisë dhe Europës Jugore.

Operacionet e organizatës u ndërprenë përkohësisht prej muajit gusht, kur ajo akuzoi disa qeveri europiane se po kriminalizonin veprimtarinë e organizatave simotra.

Ankesa i referohej një deklarate të Ministrit të Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini, se anijet me emigrantë nuk do të ankoroheshin në portet italiane pasi po vepronin si taksi për emigrantët.

Këtë vit në Spanjë kanë lundruar mbërritur rreth 56 mijë emigrantë nëpërmjet detit, ndërsa mbi 760 të tjerë raportohet se kanë humbur jetën gjatë tentativës për të zbarkuar në Europë.