Mbi 30 fëmijë të vdekur në Egje në 48 orët e fundit

541
Në një varr masiv për refugjatët është shndërruar deti Egje pas tragjedive të njëpasnjëshme në ditët e fundit pranë ishujve grekë, ku shumica e viktimave janë fëmijë të vegjël. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, nga 2 shtatori deri në 30 tetor të këtij viti mbi 100 fëmijë të vegjel, 31 prej të cilëve vetëm në 48 orët e fundit, janë mbytur në përpjekjet e prindërve të tyre për të lënë pas Sirinë dhe zonat e tjera të luftës në Lindjen e Mesme. 
, dy në Samo dhe një në Kalimno.  Rreth 3.000 persona janë mbytur ndërkohë që nga janari i këtij viti teksa përpiqeshin të kalonin detin nga Turqia drejt Greqisë. Por pavarësisht rritjes së numrit të viktimave, fluski i emigrantëve është i pandalshëm. 
Sigal