Mbi 2 mijë emigrantë të vdekur në Detin Mesdhe

446
Më shumë se 2 mijë emigrantë kanë humbur jetën gjatë këtij viti në detin Mesdhe në përpjekje për të aritur brigjet italiane. Shifra dramatike është bërë publike nga Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve, e cila deklaron se për të njëjtën periudhe të vitit të kaluar kanë humbur jetën 1.607 persona. Në total, 2014 ka shënuar 3.279 viktima , gje e cila ka bërë qe mesdheu të quhet edhe një varrezë masive Ashtu si vitin e shkuar, edhe gjatë 2015 pjesa më e madhe e emigrantëve kanë humbur jetën teksa përpiqeshin të kalonin kanalin e Siçilisë, i cili lidh Libinë me Italinë. Sipas statistikave të publikuara nga organizata ndërkombëtare për emigrantët, rruga që përshkonë emigrantët përgjatë mesdheut, është e gjatë dhe e rrezikshme, krahasuar me të tjerat. Këtë vit Greqia dhe Italia janë përballur me një fluks thuajse të barabartë emigrantësh, respektivisht 97.000 dhe 90.500, por 1.930 persona humbën jetën teksa po tentonin të arrinin brigjet italaine dhe 60 viktima në tentativën drejt Greqisë. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Emigrantëve, William Lacy Swing thotë se është e papranueshme që në shekullin e 21, njerëzit që i largohen luftës, mizerjes e persekutimit , duhet të suportojnë këto eksperienca të tmerrshme në vendet e tyre, për të mos folur pastaj për udhëtimin, i cili siç shihet nga shifrat, për shumë nga ata është i fundit, një udhëtim drejt vdekjes. Rreth 188.000 emigrantë janë shpëtuar në Mesdhe, sipas ONE-së, dhe shumë të tjerë priten të vijnë në brigjet e jugut të Italisë.
Sigal