Mbi 180 të vdekur nga tërmeti në Afganistan

475
Qindra të vdekur e mijëra të plagosur është bilanci i rëndë si pasojë e një tërmeti të fuqishëm 7.5 shkallësh të ndjerë mes Afganistanit, Pakistanit dhe Indisë. Nga raportimet e fundit bëhet e ditur gjithashtu se në Afganistan ka pasur 52 të vdekur në disa provinca; 12 studentet në Takhar, 7 persona në Nangarhar, 2 në Nuristan, 22 në Kunar dhe 9 në Badakhshan. Ndërsa në Pakistan raportohet për të paktën 167 të vdekur dhe afro 1000 të plagosur.
Numri i vdekjeve mund të rritet me kalimin e ditëve, për shkak se linjat e komunikimit kanë qenë jashtë funksionit në shumicën e territorit të rajonit të thyer malor të Hindu Kushit, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit. Në atë që konsiderohet si një prej incidenteve më të rënda, të paktën 12 vajza janë vrarë gjatë ikjes në rrëmujë e sipër (shtypjes) nga godina e shkollës së tyre në Taloqan, në perëndim të provincës së Badakhshanit, ku ishte saktësisht epiqendra e lëkundjeve.
Sigal