Mbi 14 të vrarë nga luftimet mes grupeve në Libi

461
Së paku katërmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe rreth 25 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në lindje të Libisë në mes të grupeve të armatosura dhe grupeve të qeverisë.
Luftimet të cilat ende janë duke vazhduar, sipas zyrtarëve mjekësorë, kanë nisur të enjten në Ajdabiya, një ditë pasi që është nënshkruar një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për formimin e qeverisë së unitetit. Fuqitë perëndimore shpresojnë se marrëveshja do të sjell stabilitet dhe do të ndihmoj për ta parandaluar shtrirjen e Shtetit Islamik, shkruan rel.
Megjithatë, kritikët thonë se ende nuk dihet nëse fraksionet e armatosura do t’i binden marrëveshjes. Viktimat në Ajdabiya janë civilë dhe anëtarë të grupeve të ndryshme të armatosura
Sigal