Mbi 100 ushtarë e gjeneralë iranianë janë vrarë në Siri

456
Prej fillimit të këtij viti, pas humbjes së shumë territoreve nga regjimi i Bashar al Assadit dhe gjithashtu nga dezertimi i madh i ushtarëve të tij, në ndihmë i kanë ardhë gjeneralë dhe ushtarë elitarë iranianë. Mjafton të dihet numri i të vrarëve të tyre, për të kuptuar numrin e madh të ushtarëve iranianë që luftojnë dhe mbajnë në pushtet diktatorin Assad.
Deri tani regjistrohen mbi 100 të vdekur, mes tyre edhe major gjenerali, Hadi Kajbaf me tre ushtarët e tij të brigadës Al Quds. Këtë të fundit e ka pranuar edhe qeveria iraniane, duke i varrosur me nderime më të mëdha shtetërore. Milicët shiit të Hezbollahut që kontrollohen nga Irani, së bashku me këtë të fundit luftojnë aktivisht me mbi 10.000 persona, ndërsa sipas dy agjensive të lajmeve libaneze, në Siri javën e fundit janë dërguar qindra ushtarë të tjerë nga Irani, njofton Reuters.
Sigal