Mbesa e Britney Spears, në gjendje të rëndë në spital

637
Mbesa 8-vjeçare e Britney Spears, Maddie Aldridge, u transportua me helikopter në spital pasi gjatë një aksidenti të rëndë në një ekskursion, ajo mbeti e zhytur në ujë për minuta të tëra. Vajza e Jamie-Lynn, motrës së këngëtares, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sipas dëshmitarëve, një makinë e vogël, e përdorur për ekskursione, u përmbys në ujë dhe Maddie mbeti për disa minuta nën ujë. Vajza u gjet pa ndjenja në momentin që ndihma mbërriti në vendngjarje. Nëna e 8-vjeçares nuk ndodhej në vendngjarje në momentin e aksidentit ndërsa gjyshi i vajzës, u shpreh: “Gjithçka që mund të them, është vetëm që të luteni për vogëlushen tonë Maddie!”
Sigal