Mbesa 13 muajshe u vra nga Pitbull-ët, gjyshi në hetim për vrasje me dashje

500
Prokuroria e Brescias ka nisur hetimin edhe për gjyshin nga babai për foshnjën 13 muajshe që vdiq në Flero, pasi u kafshua nga dy qen pitbull të familjes.
Burri, 63 vjeç, shqiptar është shtruar në spital për shkak të plagëve që ka marrë në tentativë për të shpëtuar mbesën.
Hetimi ka nisur për vrasje me dashje. Asnjë padi nuk është ngritur ndaj prindërve të foshnjës, pronarë të dy qenve. Dy qentë pitbull janë vrarë nga karabinierët.
Foshnja ishte në shtëpi vetëm me gjyshin, e ëma 23 vjeçe ishte jashtë, ndërsa babai pasi kishte mbetur i papunë në Itali, punonte në Gjermani. Nga të dhënat e para, foshnja Victoria doli jashtë në oborr për të luajtur me qentë që iu turrën duke e vrarë. Për të ishte vonë dhe nuk mund të bëhej asgjë, vdiq për shkak të plagëve në kokë dhe tentativa e gjyshit nuk shërbeu për asgjë.
Në Flero drama mbaroi në pak minuta në kopshtin e shtëpisë ku Victoria kishte dalë për të luajtur. Qentë e tërbuar, siç kanë treguar disa nga fqinjët dëshmitarë e kanë sulmuar të voglën duke e kafshuar, pavarësisht përpjekjeve të gjyshit për ta mbuluar me trupin e tij dhe pavarësisht tentativave të qenit për ta hutuar.
Karabinierëve të 112 iu është dashur t’i vrasin qentë pasi tërbimi vrasës e Pitbull-ve nuk i ka lejuar as shërbimit të urgjencës me ambulanca të hynin në kopsht. Sipas fqinjëve qentë ishin të papërballueshëm dhe në të kaluarën kishin shqyer një qen në park.
Sigal