Mbërrijnë në Mitrovicë eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini

471
Eshtrat e Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve kanë marrë rugën drejt Boletinit. Ata tashmë janë vendosur në ambientet e kazermës së FSK-së në Mitrovicë sipas mediave vëndase.Aty po zhvillohet një ceremoni e dorëzimit, ku po marrin pjesë edhe familjarët si dhe kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, të cilët kishin ardhur për të nderuar figurën e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij dhe për të dhënë përkrahjen për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në fshatin e tij të lindjes në Boletin- raporton portali kosovar koha.net
Familjarët u shprehen të gëzuar që më në fund po realizohet rivarrimi i heroit me ceremoni shtetërore dhe që Isa do të pushojë në vendlindjen e tij, ku tashmë e një kohë të gjatë e ka pasur varrin e hapur- thonë ata.
Aktivitetet në lidhje me rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit kanë filluar dje dhe do të vazhdojnë deri me 10 qershor sipas axhendës zyrtare të publikuar pak ditë më parë nga komuna e Mitrovicës.
Një nga aktivitetet finale do të mbahet me datën 9 qershor në ora 15:00, ku do të bëhet pritja e eshtrave të Isa Boletinit nga këshilli organizativ e Mitrovicës dhe do të përcillen nga kalorësit gjatë tërë lëvizjes në qytet. Ndërsa me datën 10 qershor, kur edhe do të mbahet ceremonia e fundit, që nga mëngjesi do të bëhen homazhe para arkivolit të Isës, për të pasuar me ceremoninë përmbyllëse në stadiumin dhe qytetet dhe prej aty në fshatin Boletin, kur do të bëhet ceremonia e varrimit.
Sigal