Mbante veshje aspak të papërshtatshme për Ramazan! Prezantuesja pushohet nga puna

587
Sigal

Një prezantuese nga Kuvajti është pushuar nga puna pasi përdoruesit e Twitter zbuluan se fustani i saj ishte i papërshtatshëm për t’u veshur në muajin e Ramazanit.

Amal Al Awadhi po prezantonte një shfaqje lojërash në një kanal në pronësi të qeverisë kur u pushua ngë fillim të kësaj jave. Moderatorja dhe aktorja e njohur hyri në rrjete sociale për të diskutuar rreth këtij rasti.

“Dëgjova dikë duke thënë, ‘Nxirrni Amal Al Awadhi nga transmetimi, ose do largohem nga kanali”, shpjegoi ajo për ngjarjen që ndodhi 2 minuta para se të mbaronte shfaqja. Ende mbetet e pakonfirmuar nëse veshja e saj e bardhë ishte arsyeja për shkarkimin nga puna.

Stepfeed njoftoi se ankesa e përdoruesve të Twitter bëri që një zyrtar i qeverisë të telefonojë kanalin për të mbyllur transmetimin. Gjithsesi ajo shpjegoi se ka qenë tepër e kujdesshme gjatë gjithë muajit të Ramazanit që të mos dalë kundra traditave.

Përvec ankesave, kishte shumë persona që dolën në mbrojtje të saj duke e mbështetur për zgjedhjen që ka në veshje.