Mbahet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën shqiptare

475
Më shumë se 100 studiues të albanologjisë kanë mbërritur në Prishtinë, për t’u bërë pjesë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që të hapet ditën e sotme dhe zgjat deri më 28 gusht. Në hapjen e Seminarit është i pranishëm edhe kryeministri Isa Mustafa, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, shkencore, kulturore e arsimore të Kosovës. Ndërkohë, tre temat bosht të këtij Seminari ndërkombëtar janë: Shqipja në domenin publik, Letërsia dhe religjioni, si dhe Kultura shqiptare në tranzicion. Në axhendën e Seminarit përfshihen edhe një sërë kursesh intensive për mësimin e shqipes, veçoritë e gjuhësisë, ligjërata për letërsinë dhe kulturën shqiptare, referime shkencore, etj. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht. 
Sigal