Mazhar Krasniqi, shqiptari që ndërtoi xhaminë e parë në Zelandën e Re

616
Sigal

Sulmi terrorist në Zelandën e Re ka tronditur ditën e djeshme mbarë botën, duke shënuar kështu masakrën e parë në një vend që njihej prej kohësh si një parajsë për bashkëjetesën sociale. Ekstremisti që njihej me emrin ose Brenton Tarrant dukej se frymëzohej nga nacionalistët serbë dhe ishte një personazh i njohur në rrjetet sociale, , për shkak të postimeve që shpërndanin urrejtje ndaj myslimanëve, të cilët i konsideronte si njerëz me ngjyrë që kishin vandalizuar tokat e “të bardhëve”. Kjo masakër ka lënë një plagë të thellë në komunitetin mysliman në Zelandën e Re, i cili udhëhiqet nga një shqiptar, Mazhar Krasniqi, i cili është gjithashtu njeriu që ka ngritur e themeluar xhaminë e parë në Zelandën e Re. Ai njihet në Zelandë si “babai” i komunitetit mysliman. Krasniqi themeloi xhaminë e parë atje, e ndërtuar në qytetin e Ponosbit dhe ka një nga kompanitë me të mëdha në vend të eksportit të mishit “Hallall”. I përzënë nga ish-regjimi komunist jugosllav, prishtinasi mbërriti që fëmijë në Zelandën e Re në vitin 1950, për të ndërtuar atje jetën e tij. Shqiptari ngriti dhe udhëhoqi Komunitetin Mysliman të Zelandës së Re në vitet ’70 – ’80, duke qenë dy herë presidenti. Ai është po ashtu aktivist i njohur i të drejtave të njeriut në Zelandën e Re dhe njeriut të cilit i atribuohet përhapja e islamizmit në kombin e largët.