May paralajmëron: Mbështesni Brexit ose do mbesim pa marrëveshje

485
Sigal

Kryeministri Theresa May tha se parlamenti britanik do të votojë për të mbështetur çdo marrëveshje të Brexit që del me Bashkimin Evropian dhe se nuk do të ishte e mundur të arrihej një marrëveshje më e mirë.

“Kur të arrijmë marrëveshjen, mendoj se Parlamenti do të votojë atë sepse njerëzit do të shohin rëndësinë e një marrëveshje që mban një marrëdhënie të mirë tregtare me BE-në, por që njëkohësisht na jep lirinë për të marrë përfitimet dhe mundësitë e Brexit,”-tha ajo në një intervistë për BBC.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse marrëveshja do refuzohej, May tha: “E mendon me të vërtetë… Ne kemi arritur në pikën ku kemi arritur një marrëveshje që nëse parlamenti do të thoshte jo dhe do kërkonte një tjetër, mendoni se vërtet Bashkimi Europian do të jepte një marrëveshje më të mirë?”