May flet për sulmin pranë xhamisë

535
Pas sulmit tragjik pranë një xhamie në Londër, kryeministrja britanike, Theresa May, mbajti një fjalim të ndjerë nga vendngjarja, ku foli jo vetëm për sulmin e mbrëmshëm, por për të gjithë ngjarjet tragjike që kanë tronditur Britaninë ditët e fundit.

May tha se sulmi terrorist pranë xhamisë në veri të Londrës është “po aq i pështirë” sa sulmet e fundit në Britaninë e Madhe.

Ajo njoftoi rishikimin e strategjisë kundër terrorizmit për t’u siguruar që policia të marrë masat e nevojshme për të mposhtur terrorizmin.
Sigal