May “e irrituar” nga spekulimet për të ardhmen e saj politike

470
epa07012221 Britain's Prime Minister Theresa May leaves her official residence at Downing Street following a political cabinet meeting in London, Britain, 11 September 2018. EPA/NEIL HALL
Sigal

Theresa May u shpreh sot e ”irrituar” nga spekulimet për të ardhmen e saj politike.

Në një intervistë televizive në BBC, gjashtë muaj nga Brexit, shefja e qeverisë deklaroi se ishte e fokusuar mbi marrëveshjen e largimit nga BE-ja, tashmë në proces negociatash.

”Ndihem disi e irrituar, por ky debat nuk ka lidhje me të ardhmen time, ky debat lidhet me të ardhmen e britanikëve dhe të ardhmen e Britanisë së Madhe”, pohon May, e cila është pro tezës së ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta tregtare me 27 vendet e unionit.

May konfirmon se kjo është teza ku ajo është kanalizuar dhe është pikërisht ajo që duhet të bien dakort të gjithë, e cila po përballet brenda partisë konservatore me një rebelim nga mbështetësit e një shkëputjeje të qartë dhe me ndërgjegje të plotë nga BE-ja.

Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga Unionin Europian në 29 mars 2019 dhe plani i qeverisë- i dakorduar në Chequers në korrik- ka ngjallur kritika të Brexiteer Torie si dhe të Be.