Materializohen shpikjet e Da Vinçit

65
Skicat e “njeriut fluturues” dhe “urës portabël” të Leonardo da Vinçit materializohen në një ekspozitë, që hapet sot në qytetin belg, Bryzh. Edhe pse skicat e piktorit të famshëm janë kthyer më herët në realitet trepërmasor (3D), organizatorët thonë se kjo është ekspozita më e madhe e këtij lloji.

Për të parën herë, 100 makina të shpikura nga mjeshtri italian i epokës së Rilindjes janë realizuar duke përdorur skicat që ai i ka krijuar vetë. Disa dizajne 500-vjeçare, si aeroplani njerëzor i ngjashëm me zogun, janë krijuar në përmasa reale, të tjerat janë modele në shkallë më të vogël, të bëra me dru, tela apo materiale të tjera të kohës.

Që nga fillimi e deri në fund të shekullit të XV, Da Vinçi zhvilloi koncepte të avancuara në inxhinierinë civile, hidrodinamikën, optikën dhe anatominë. Vizitorët në ekspozitë do të jenë në gjendje të aktivizojnë disa nga mekanizmat dhe mundet që edhe të tentojnë zgjidhjen e shkrimeve të koduara të Da Vincit, ndërkohë që mund të shijojnë një kopje të Mona Lisës, si dhe punimet artistike të bashkëkohësve të tij, si Michelangelo dhe Raffaello.