Matematikanët zbulojnë misterin e zhdukjes së Malaysia Airlines

464
Në mars të vitit të kaluar, një avion i “Malaysia Airlines”, me 239 pasagjerë në bord u zhduk gjatë udhëtimit nga Kuala Lumpur në Pekin. Avioni humbi gjurmë mbi Oqeanin Indian. Të gjithë udhëtarët prezumohen të vdekur.
Në një kohë kur kërkuesit nuk kanë arritur të gjejnë pjesë të avionit, një ekip matematikanësh nga Universiteti Texas A&M në Katar thotë se, kanë zgjidhur një prej mistereve më të mëdha të aviacionit.
Për kërkimin, e publikuar në “Notices of the American Mathematical Society”, është përdorur një simulim kompjuterik për të krijuar idenë se çfarë i ka ndodhur avionit MH370.
Kërkuesit thonë se, avioni është zhytur në Oqeanin Indian në një kënd 90 gradë. Kjo do të thotë se, avioni mund të ketë përfunduar në fund të oqeanit në një minutë.
Në këtë mënyrë shpjegohet se, përse kërkuesit nuk kanë gjetur asnjë mbetje të avionit apo shenja vaji afër vendit ku besohet se është përplasur avioni.
“Momentet e fundit të MH370 do të mbeten mister deri sa një ditë të zbulohet kutia e zezë”, shprehet udhëheqësi i kërkimit, profesor, Goon Chen. “Por, ekspertiza mbështet idenë se avionit është zhytur në oqean me kokë.” 
Sigal