Masat drastike të Trump/ SHBA, qendra për emigrantët në baza ushtarake

550
Sigal

Marina amerikane thuhet se po planifikon të ndërtoje qendra të ndalimit të emigrantëve në baza ushtarake. Vendimi vjen pas masave drastike të Presidentit Trump në kufirin SHBA-Meksikë.
Një projekt-memorandum i marrë nga revista “Time” përshkruan planet për ndërtimin e kampeve për të strehuar 25,000 emigrantë.

BBC shkruan se memoja thotë se kampet do të ndërtohen në baza ajrore të braktisura në Kaliforni, Alabama dhe Arizona. Një tjetër kamp afër San Franciskos është duke u projektuar për 47,000 njerëz, thotë shkresa. Një zëdhënës i Pentagonit tha se nuk i ishtë kërkuar ushtrisë nga Departamenti i Sigurisë që të hartojë plane specifike, por ishte duke u angazhuar në “planifikim të kujdesshëm … nëse DHS do të kërkojë ndihmë në strehimin e imigrantëve të paligjshëm të rritur”.

Ushtria amerikane tha të enjten se ishte kërkuar nga qeveria që të përgatitej për të strehuar deri në 20,000 fëmijë emigrantë. Departamenti i Marinës vlerëson se Forca do të shpenzojë 233 milionë dollarë për të ndërtuar një objekt për 25,000 njerëz për gjashtë muaj.