Masakroi marokenin se ngacmoi prostitutat, kapet në Holandë shqiptari

552
Një 30-vjeçar shqiptar, i dyshuar për vrasjen e marokenit 24-vjeçar Said Waddoud në Torino në 12 janar të 2015, është arrestuar në Roterdam nga forcat e policisë holandeze, shkruan agjencia italiane e lajmeve ‘Ansa’.
30-vjeçari shqiptar Bojken Zeqo kishte tre vite që ishte shpallur në kërkim nga policia italiane dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Bojken Zeqo akuzohet se bënte pjesë e një grupi prej shtatë personash të cilët rrahën për vdekje marokenin 24-vjeçar sepse kishte ngacmuar prostituta në lagjen e njohur Lucento të Torinos. Dy personat tjerë u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë në 2015.
Sigal