Masakroi baristin në autobus deri në paralizë, 3 vite burg për shqiptarin e mitur (Emri)

521
Tre vite burgim janë dhënë për shqiptarin Jurgen Ndrelalajn në Itali, i cili akuzohet se sëbashku me 4 persona të tjerë kanë rrahur keq një barist xhenovez në një autobus.
Në kohën kur kreu aktin e dhunshëm, Ndrelalaj ishte i mitur dhe prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 4 vitesh. Para vendimit, i riu shqiptar ishte shprehur se i kishte ardhur keq për atë që kishte ndodhur natën e 14 korrikut të vitit 2015.

Sipas LiguriaNotizie, grupi i shqiptarit, e rrahu në fillim baristin në brendësi të autobusi dhe më pas në rrugë. I dhunuari ndejti për disa ditë në koma pas sulmit dhe invalid në 75% të trupit.
Sigal