Masakra në Las Vegas/ Vrasësi kishte arsenal armësh dhe eksploziv

545
Policia e Las Vegasit vijon hetimet për të zbuluar arsyen e vrasjes më të madhe në masë në historinë e vendit, që i kushtoi jetën të paktën 59 personave, ndërsa 527 të tjerë mbetën të plagosur.
64-vjeçari Stephen Paddock, hapi zjarr nga kati i 32-të i hotelit “Mandalay Bay” drejt turmës së njerëzve të mbledhur në një koncert të hapur “country” duke qëlluar pa pushim raporton Tg.com.
Forcat e rendit gjetën 42 armë zjarri, përfshirë pushkë automatike në dhomën e 64-vjeçarit dhe 19 armë të tjera zjarri dhe eksplozivë në banesën e tij, shumica të blera në dyqan, por sërish nuk arrijnë ta identifikojnë dot motivin e gjestit ekstrem.
Hetuesit nuk gjurmojnë asnjë lidhje mes vrasësit dhe terrorizmit ndërkombëtar, pavarësisht pretendimeve të Shtetit Islamik se Paddock e kreu sulmin në emër të tij. 64-vjecari sipas tyre kishte përqafuar fenë islame dhe kishte shprehur besnikëri ndaj kësaj organizate disa ditë më parë.
Ka zyrtarë që sugjerojnë se agresori mund të ketë pasur probleme psikologjike, por as për këtë nuk mbërrin ende ndonjë konfirmim. Paddock nuk ishte ndëshkuar asnjëherë qoftë edhe me ndonjë gjobë trafiku rrugor.
Sigal