epa07150387 Ventura County Geoff Dean (C) addresses the media about the mass shooting at the Borderline Bar and Grill in Thousand Oaks, California, USA, 08 November 2018. A sheriff's deputy, 11 attendees and the gunmen were killed. EPA/MIKE NELSON
Sigal

Rreshteri Ron Helus, i cili vdiq në spital pasi u qëllua gjatë të shtënave në Kaliforni, kishte planifikuar të tërhiqej vitin e ardhshëm, pas 29 vitesh shërbimi. “Ai vdiq si një hero, shkoi për të shpëtuar jetën”, tha sherifi Geoff Dean.

Gjatë një sulmi mbetën 13 të vdekur dhe disa të plagosur, duke përfshirë edhe zëvendësherifin, nga të shtënat në një bar në Thousand Oaks, Kaliforni, rreth 70 kilometra në perëndim të Los Anxhelosit, ku po zhvillohej një festë studentore.

Sulmuesi është vrarë gjithashtu, raporton zëdhënësi i sherifit të Ventura County.