Masakra në Berlin, në pranga 4 vetë, kishin njohje me terroristin nga Tunizia

447
Sigal

Policia gjermane ka bastisur sot një qendër refugjatësh në North Rhine-Westphalia në kufi me Holandën, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 persona.

‘Bild’ raporton se lajmi u vërtetua nga kryeprokurori federal i Gjermanisë, i cili theksoi të arrestuarit kishin pasur kontakt me të dyshuarin kryesor të sulmit ndaj tregut të Krishtlindjeve në Berlin, ku humbën jetën 12 persona si dhe u plagosën 48 të tjerë.

Ndërkohë, i dyshuari Anis Ambri, nga Tunizia është në arrati, në kërkim policor.