Masakra në Berlin/ Drejtuesi i kamionit dyshohet të jetë një refugjat pakistanez 23-vjeçar

397
 Terroristët u kthyen sërish për të goditur Europën dhe këtë herë zgjodhën një markatë për Krishtlindjet në kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin, ku një kamion hyri me shpejtësi në afërsi të një kishe duke marrë përpara turmën e njerëzve që qëndronin para markatës së Krishtlindjeve, e më pas u përplas me një pemë, duke lënë pas të paktën 12 të vdekur dhe 48 të plagosur.

Disa orë pas tragjedisë gazeta gjermane Bild thotë se drejtuesi i kamionit dyshohet të jetë një refugjat pakistanez 23-vjeçar. Duke cituar burime pranë grupit të hetimit, Bild thotë se i riu ka mbërritur në Berlin në muajin shkurt nëpërmjet Ballkanit dhe quhet Naved B.
Ndërsa autori i masakrës është mundur të kapet nga policia, burimet pranë tyre thonë se kanë gjetur të vdekur shoferin e vërtetë të kamionit një shtetas polak që transportonte trarë çeliku nga Polonia për në Gjermani. Shoferi u gjet pranë një kabine, ndërsa polica ka dyshime të forta që ai mund të jetë vrarë nga pakistanezi.
Sigal

08:21- Policia e Berlinit kërkon që të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet dhe t’ju vënë në dispozicion të gjitha fotot dhe videot që mund të kenë në lidhje me këtë ngjarje, sepse kjo do t’i shërbente hetimeve. Nga ana tjetër policia iu kërkon qytetarëve të mos publikojnë foto apo video në rrjetet sociale që mund të dëmtojnë imazhin e viktimave.

Nisin homazhet për viktimat

Ora 07:30 Mëngjesin e sotëm anëtarët e Senatit të Berlinit do të hapin një libër ngushëllimesh në Gedächtniskirche (Kisha e Kujtimeve), i cili do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët që duan të nderojnë kujtimin e 12 viktimave. Ndërsa gjatë mbrëmjes është parashikuar një ceremoni përkujtimore në kishën në qendër të Berlinit, pak hapa larg vendit të masakrës.