Masakra me 14 të vdekur në Kariforni, agresorët, një çift musliman

471
Një qytetar amerikan mysliman dhe bashkëshortja e tij u futën gjatë një feste ditëlindjeje dhe sulmuan me armë zjarri duke vrarë 14 persona dhe plagosur 17, përpara se të dy të qëlloheshin për vdekje nga policia në zonën San Bernardino në Kaliforni.
Syed Rizvan Farook, 28 vjeç, i lindur në SHBA, ndodhej në festën që zhvillohej në një agjenci për ndihmën ndaj njerëzve me aftësi të kufizuar, por u largua i nevrikosur për t’u rikthyer sërish i armatosur sëbashku me bashkëshorten e tij Tashfeen Malik, 27 vjeç.
Ata hapën zjarr në Qendrën Rajonale Inland në San Bernardino ditën e djeshme në mëngjes (me orë lokale).
Farook, një spencialist mjedisor, ishte një mysliman i devotshëm dhe thuhet se në gjatë këtij viti kishte udhëtuar në Arabi Saudite dhe ishte rikthyer me nuse.
Një nga kolegët e tij, Patrick Baccari thotë se Farook u largua gjatë pranverës për një muaj. Kur u rikthye dolën fjalë se ai ishte martuar, dhe gruaja që besohet të ketë qenë farmaciste u bashkua me të më vonë.
Baccari thotë se Farook ishte një person i rezervuar por nuk shfaqte ndonjë sjellje të pazakontë, dhe pse ai rriti mjekrën disa muaj më parë.
Ai thotë se ishte ulur me të në të njëjtën tavolinë gjatë festës, por Farook ishte zhdukur papritur, duke lënë xhaketën e tij në karrige.
Shefi i Policisë për San Bernardinon Jarrod Burguan tha se dy të dyshuarit e vrarë ishin me veshje luftarake dhe të armatosur me pushkë e pistoleta. Nuk ka informacione se ç’marrëdhënie kishin ata me njëri-tjetrin.
Një i dyshuar i tretë u arrestua ndërsa përpiqej të largohej nga vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe automjetit. Shefi i policisë tha se është e paqartë nëse ai ishte një nga personat e kërkuar apo thjesht dikush që po përpiqej të ikte për t’u mbrojtur.
Burguan i cilësoi vrasjet në San Bernardino si një rast “terrorizmi të brendshëm”, por tha se nuk e di se cili mund të ketë qenë motivi. Shefi i policisë tha se po shikohet mundësia e ndonjë grindjeje për çështje pune si shkak i ngjarjes. Ai nuk tha nëse të vdekurit dhe të plagosurit punonin në atë qendër apo ishin thjesht klientë që gjendeshin aty.
Sigal