Masakra e Srebrenicës, Vuçiç qëllohet me gurë

75
Sulmohet me gurë eskorta e kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Në momentet që ai ka qenë duke kryer ceremoninë e përkujtimores së 20 vjetorit të masakrës së Serbrenicës, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me gurë mbi Vuçiç. Prezenca e tij ka shkaktuar zemëratë tek familjarët e viktimave dhe u prit me brohoritmat, “Vuçiç, jashtë, vdekje çetnikëve!”.
Në fillim të ceremonisë ai është pritur nga disa nëna boshnjake, ku njëra prej tyre i vendosi Lulen e Srebrenicës, simbolin e gjenocidit dhe e falënderoi për prezencën. “Faleminderit që keni ardhur në vendin e gjenocidit”, ka thënë një nga nënat e Srebrenicës.