Masakra e Serbrenicës, rezolutë ​në SHBA për ta cilësuar genocid

1429
SHBA – Rezoluta amerikane që i cilëson ngjarjet në Srebrenicë si genocid dhe do e bëjë të dënueshme mohimin e saj, ka arritur në dhomën e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.
Sipas rezolutës, forcat serbe gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995, zhvilluan një politike agresive pastrimi etnik dhe genocidi dhe dënohet çdo mohimi apo vënie në dyshim që masakra e Serbrenicës përbën genocid.
Rezoluta është paraqitur nga republikani Kris Smith dhe është mbështetur nga 28 kongresmenë, 14 demokrate dhe 14 republikane.
Smith deklaroi se mijëra të pafajshëm që u vranë brutalisht në Srebrenicë meritojnë të kujtohen për atë tragjedi ashtu siç ishte vërtetë: Genocid.
Smith shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurojë që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe se duhet te mesojme prej asaj qe ndodhi ne serbrenice me qellim parandalimin e rasteve te tjera te ngjashme ne te ardhmen.
Në të njëjtën kohë rezoluta këshillon qeverinë e Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë mbështetjen ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të drejtuara nga Ratko Mlladic vranë mbi 8 mijë muslimanë në Srebrenicë. 
Sigal