Masakra e Las Vegas-it, si i shpëtoi Iphone jetën një vajze

602
Shpëtohet nga një iPhone7 ngjyrë rozë. Kjo është historia e një vajze të re, e cila i mbijetoi sulmit të tmerrshëm të Las Vegas-it të katër ditëve më parë, ku mbetën të vdekur 59 persona dhe u plagosën 500 të tjerë.

Ajo mund të kishte qenë viktimë e 60-të por smartphone-i i saj i shpëtoi jetën. Sic tregon dhe vet ajo, emri i së cilës nuk bëhet publik ka qenë telefoni i saj që devijoi plumbin që mund ta kishte kapur shkruan Tg.com.
Fotoja e telefonit të goditur nga plumbi u publikua në rrjetet sociale nga një taksist. Autori, Stephen Paddock qëlloi me armë nga kati i 32-të turmën që po ndiqte koncertin dhe pas masakrës ai vrau edhe veten. Kjo është ngjarja më e rëndë me armë, e shënuar ndonjëherë në historinë e Amerikës në kohët moderne.

Sigal