Masakër në Rusi para Botërorit, 2 huliganë dhe një 19-vjeçare vrasin 10 gej

7
Kur duhet afërsisht edhe 60 ditë nga fillimi i Botërorit, tifozët e futbollit janë tmerruar nga ajo që ka ndodhur së fundmi në Rusi. Mediat atje raportojnë se në bashkëpunim me njëri-tjetrit 2 huliganë dhe një 19-vjeçare kanë vrarë 10 persona të komunitetit gej.
Në fakt ky tmerr nuk është zbuluar që në fillim nga policia ruse. Si fillim ata kanë arrestuar 2 persona të cilët ishin mbështetës ultras të ekipeve të futbollit dhe 1 bashkëpunëtoren e tyre. Njëri prej huliganëve pas marrjes në pyetje ka treguar se deri më tani kishte vrarë 10 persona.

666-470x367

Mësohet se 3 personat në fjalë në fillim kontaktonin me viktimat nëpërmjet aplikacioneve, më pas linin takime dhe në fund i vrisnin. Arsyeja e gjithë kësaj masakre ishte t’i vrisnin dhe t’u merrnin paratë.

948481-470x279

2 të arrestuarit i thanë policisë se ata ishin mbështetës të ekipeve të futbollit në Moskë, konkretisht Spartakut të Moskës dhe Lokomotivës së Moskës. Ata u dënuan respektivisht me 15 dhe 17 vite burg, ndërsa bashkëpunëtorja e tyre 19-vjeçare, nënë e një fëmije është dënuar me 5 vite burg.

Ajo do ta kryejë dënimin kur fëmija të arrijë moshën 14 vjeçare.

Russia-hooligans2-1313110-470x418

Autorët e krimit gjatë rrëfimit e pranuan se edhe ata ishin gej. Kjo ngjarje ka shokuar opinionin publik rus, ndërkohë që frika është rritur nga shtetet e tjera.