Masakër në Japoni, 26-vjeçari vret me thikë 19 persona

549
Të paktën 19 persona kanë vdekur pas një sulmi me thikë në një qendër për persona me aftësi të kufizuara në qytetin japonez të Sagamiharas. Mediat lokale raportojnë edhe për 25 persona të tjerë të cilët kanë mbetur të plagosur, 20 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës (me orën lokale), ndërsa i dyshuari është një 26-vjeçar i cili u vetëdorëzua në polici. Sipas informacioneve të para që përcjellin mediat lokale, autori i ngjarjes ishte një ish i punësuar në këtë qendër. 
26-vjeçari shkoi në stacionin policor dhe ju tha oficerëve se ai ishte përgjegjës. Po ashtu, sipas gazetës “Asahi Shimbun”, autori besohet t’ju ketë thënë se e kishte bërë gjithë këtë pasi “dëshironte të zhdukte të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara nga kjo botë”. Qendra për persona me aftësi të kufizuara gjendet 45 kilometra ne jugperëndim të Tokios dhe është pjesë e prefekturës së Kanagauas.
Sigal