Maryse Daviet: Dialogu me Serbinë nuk është kundër interesave kombëtare të Kosovës

391
– Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, ka bërë thirrje për vijimin e bisedimeve me Serbinë për të ardhmen dhe në mirë të Kosovës. Ajo pohoi se Franca do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Dialogu me Serbinë nuk është kundër interesave kombëtare të Kosovës, nuk është kundër kosovarëve. Dialogu është rruga më e mirë për t’i mbrojtur interesat e juaja kombëtare, për ta garantuar procesin e integrimit”, tha Daviet gjatë një ligjëratë që mbajti para studentëve të një kolegji.
Nga ana tjetër, diplomatja franceze tha se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës janë për të mirën kombëtare të kësaj të fundit. Ajo tha se korrupsioni vazhdon të jetë i dukshëm në Kosovë.
“Është në dorën e qytetarëve dhe politikanëve se si do ta rregulloni shtetin tuaj. Problemi më i madh i juaji është korrupsioni dhe marrëdhënia juaj me Bashkimin Evropian është kontraktuale dhe me këtë nivel të korrupsionit nuk shkon”, tha Daviet.
Sigal