Marshime në Barcelonë pas sulmeve terroriste

525
Mijëra njerëz kanë marshuar në Barcelonë, në shenjë proteste kundër sulmeve terroriste të disa ditëve më parë, ku mbetën të vdekur 14 persona,

Marshimi u hap me një flamur të bardhë të madh mbi të cilin shkruhet: Unë nuk kam frikë.

Një turmë e madhe njerëzish pushtoi sheshin Ramblas, duke mbajtur nëpër duar flamuj të pavarsisë katalanase.

Pjesëmarrës në paradë ishte edhe Mbreti Felipe VI, Kryeministri Mariano Rajoy dhe Presidenti Carles Puigdemont.

Më 17 gusht dy sulme terroriste në Barcelonë i morën jetën 14 personave, dhe plagosën më shumë se 100 të tjerë, kur një furgon u fut mes turmës duke përplasur njerëzit, në sheshin ikonë “Las Ramblas”.

Sulmi u morë përsipër nga ISIS, 5 terroristë u vranë nga apolicia, ndërsa 4 prej tyre janë ende në kërkim.
Sigal