Marrëveshjeve me Serbinë, opozita sot në protestë

457
Ndërkaq në Kosovë sot opozita është në protestë. Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA vendosën pak ditë më parë që pikërisht në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë të zhvillojë një protestë për t’i kundërshtuar marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi.
Protesta nis në orën 14:00 dhe është organizuar transport falas për qytetarët që jetojnë jashtë Prishtinës dhe duan t’i bashkohen kësaj proteste.
Liderët e Opozitës kanë premtuar se protesta e sotme do të jetë e qetë, ndryshe nga protestat e kaluara që kanë degjenuar në përdorim të dhunës.
Policia e Kosovës ka paralajmëruar se ka hartuar planin operativ për të mbikëqyrur këtë protestë.
Sigal