Marrëveshjet në Bruksel, Gjuriç: Tani është momenti i pajtimit të serbëve dhe shqiptarëve

439
Nënshkrimi i marrëveshjeve të fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për Marko Gjuriç shënojnë një moment të rëndësishëm mes dy popujve.
Sipas Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka ardhur koha për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve.
“Serbia ditët e fundit bëri një marrëveshje shumë të mirë për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi, qe do ti lejojë të jetojnë më të sigurt dhe me më shumë të drejta. Tani është koha për tu shtrirë dorën e një pajtimi të vërtetë shqiptarëve dhe tani vjen koha për një normalizim të mirëfilltë të marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi “, tha Gjuriç.
Gjuriç nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve nuk do të mund të arrihet pa dialog të vazhdueshëm reciprok dhe pa qenë të vetëdijshëm për faktin se në dekadat dhe shekujt e ardhshëm për të jetuar në të njëjtën zonë duhet lënë pas e kaluara.
Gjuriç shtoi se është një mëkat i madh se përveç marrëveshjeve në letër, si rezultat i dialogut nuk ka një atmosferë të mirë.
“Nëse Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri dalin dhe të thonë se ky akt ka njohur pavarësinë e Kosovës, kjo është detyra jonë për të nxjerr në pah atë që është rënë dakord dhe për të treguar se kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Gjuriç.
Ai vuri në dukje se shkaku i krijimit të një atmosferë të tillë nuk është në Beograd por në Prishtinë, pasi sipas tij delegacioni kosovar pas çdo takimi del me deklarata që afirmojnë qëndrimin e tyre se Kosova është e pavarur.
Deklaratat Gjuriç i bëri në Pallatin “Serbia” ku priti në takim një grup studentësh të Shkollës së Integrimeve Evropiane, të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Serbi në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur .
Sigal