Marrëveshjet me Serbinë, opozita proteston sot në Prizren

66
Opozita në Kosovë do të vazhdojë sot protestën në Prizren për të kundërshtuar marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave Serbe e nënshkruar me Serbinë.
Kjo është protesta e gjashtë pas manifestimit të parë më 28 nëntor në Prishtinë ndërsa opozita protestoi edhe në qytetet e Gjakovës, Gjilanit, Pejës dhe Malishevës.
Ndërkohë nëj ditë më parë Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur që të zgjasë me dy muaj paraburgimin për katër deputetët e opozitës të cilët që janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, do të qëndrojë dy muaj nën arrest shtëpie. Lëvizja Vetëvendosja paralajmëroi se ky vendim do të ketë një kosto të madhe për pushtetin.