Marrëveshje pozitë-opozitë, Hahn në 18 shtator në Maqedoni

450
Eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Hahn, do të vizitojë të premten e ardhshme më 18 shtator Maqedoninë, për të parë përparimin dhe rezultatet në implementimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit.
Hahn gjithashtu, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, në kuadërtë vizitës në Maqedoni planifikon rinisje të dialogut paraqasës (HLAD), gjë për të cilën partitë janë marrë vesh me Protokolin nga Przhino më 15 qershor.
Por sipas informacioneve të komisionit, nëse deri më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special që do të merret me përgjimet, atëherë Han do të anulojë dialogun paraqasës dhe do të mbajë takime me përfaqësuesit e pushtetit, opozitës dhe shoqërisë qytetare në Maqedoni./INA/
Sigal