Marrëveshje për lehtësimin e kushteve, Macron bisedon me Tsipras për borxhin e Greqisë

544
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara një marrëveshje lehtësuese të borxhit për Greqinë.
Zyra e Macron ka thënë se presidenti ka folur në telefon me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, dhe ka theksuar “vendosmërinë e tij për të gjetur një marrëveshje shumë shpejt, për të ulur barrën e borxhit grek, për një periudhë të gjatë”.
Kjo është biseda e parë në mes të dy liderëve, që prej se Macron është zgjedhur president, më herët gjatë këtij muaji, shkruan “rel”.
Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, do të bashkohet me ministrat e Financave të BE-së, gjatë 22 dhe 23 majit, ku pritet që bisedimet të kenë në fokus problemet e Greqisë me borxhin.
Tsipras shpreson që ministrat e Financës të eurozonës do të pajtohen gjatë kësaj jave, për një marrëveshje që do të lehtësojë kushtet e pagesës së borxhit të Greqisë.
Le Maire më 22 maj ka biseduar në Berlin me homologun e tij gjerman, Wolfgang Schaeuble, për të përshpejtuar integrimin në eurozonë.
Le Maire ka thënë pas takimit se një panel dypalësh do të shqyrojnë propozimet konkrete për nisjen e këtij procesi.
Sigal