Marrëveshje mes Maqedonisë dhe Sllovenisë në sferën e sigurimeve

591
Grumbullim më i shpejtë i dokumenteve dhe informacioneve të nevojshme për realizimin e të drejtës së kompensimit gjatë një aksidenti të trafikut në territorin e Sllovenisë do të marrin qytetarët e Maqedonisë me Marrëveshjen e nënshkruar sot për mbrojtje të vizitorëve mes byrove nacionale për sigurim të Maqedonisë dhe Sllovenisë. Shërbimin e këtillë, konform marrëveshjes, do ta marrin edhe udhëtarët sllovenë në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Marrëveshjen sot e nënshkruan drejtori i përgjithshëm i Byrosë nacionale për siguri të Republikës së Maqedonisë, Trajçe Llatinovski dhe drejtoresha e Byrosë nacionale për sigurim të Republikës së Maqedonisë Trajçe Llatinovski dhe drejtoresha e Byrosë kombëtare për sigurim e Republikës së Sllovenisë, Maja Krumberger.
Me marrëveshjen është parashikuar që personi i dëmtuar, që ka pësuar dëm në territorin e shtetit tjetër, pas kthimit në shtetin amë, të drejtohet në byronë e tij nacionale për sigurim, e cila në bashkëpunim me byronë e shtetit, në të cilën ka ndodhur aksidenti, do të mundësojë grumbullim të dokumenteve dhe informacioneve të nevojshme për realizimin e të drejtave për kompensim të dëmit.
“Kjo marrëveshje do të thotë se qytetarëve u jepet një shërbim për realizim më të shpejtë dhe më efikas të të drejtave të tyre nga Republika e Maqedonisë, kur udhëtojnë në Slloveni pse qëndrojnë apo transitojnë”, tha Llatinovski.
Dejtoresha e Byrosë Nacionale të Sllovenisë për sigurim tha se ky është edhe një shërbim shtesë që e fitojnë në pjesën e kartonit të gjelbër për udhëtim jashtë kufirit të Republikës së Maqedonisë.
Byroja Nacionale e Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje të këtilla me pothuajse të gjitha shtetet e rajonit gjatë vitit 2016 dhe 2017 dhe deri në fund të muajit të ardhshëm pritet të nënshkruajë edhe me Byronë Nacionale të Shqipërisë.
Sigal