Marrëveshje 5-vjeçare me Kinën, për Europën Qendrore dhe Lindore

449
Samiti i katërt ekonomik midis liderëve të Kinës dhe të Europës Qendrore dhe Lindore ka përfunduar me një marrëveshje 5-vjeçare. Në mbledhjen ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u miratuan gjashtë pika bashkëpunimi ku përfshihen:
1. Hartimi i një axhende afat-mesme për kooperim midis Kinës dhe shteteve të Europës qëndrore dhe lindore.
2. Shtimi i projekteve që synojnë ndërlidhjen e rajonit, ku përfshihet ndërtimi i hekurudhës që lidh Beogradin me Budapestin.
3. Investimet në infrastrukturë dhe modernizimi i infrastrukturës aktuale në detin Baltik dhe Adriatik.
4. Stabilizimi dhe zgjerimi i burimeve të financimit.
5. Shtimi i investimeve dhe përkrahja e tregtisë, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.
6. Zgjerimi i shkëmbimit kulturor dhe i komunikimit shoqëror.
Kryeministri kinez Li Keqiang, tha se nga ky takim, janë përmirësuar termat e bashkëpunimit mdis Kinës dhe vendeve të Europës qëndrore dhe lindore. Ai u shpreh se implementimi i strategjive të miratuara do të sjellë zhvillim të mëtejshëm dhe përfitime të ndërsjellta.
Në Konferencën e mbajtur për shtyp, ishin të pranishëm Kryeministri i Serbisë, Alexander Vucic, si dhe Kryeministria e Letonisë, Laimdota Straujuma. Padyshim që marrëveshja kryesorë në këtë mbledhje ishte hekurudha që pritet të lidhë Beogradin me Budapestin, kostoja e së cilës do të kapë shifrën 1.5 milardë dollarë.
Ky ishte takimi i kartër i mekanizmit të bashkëpunimit që njihet si 16+1. Ky emërtim simbolizon Kinën dhe 16 vendet e Europës qëndrore dhe lindore. Samiti i rradhës, pritet të mbahet në Letoni gjatë vitit të ardhshëm.
Sigal