Marrëveshja për çështjen e emrit, Ivanov braktis takimin me Zaev pas 2 minutash

600
Sigal

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i Maqedonise Gjorgje Ivanov.

Takimi zgjati vetëm dy minuta, pasi Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do te paraqitet ne konferencë për shtyp dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij.

Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale, dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.