Marrëveshja për borxhin, sot mbahet samiti urgjent për krizën në Greqi

535
Kryeministri grek Alexis Tsipras sot do të takohet me liderët e vendeve të Eurozonës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për krizën e borxheve të vendit të tij.
Përpara këtij samite urgjent në Bruksel, zyra e Tsipras ka thënë se ai ia ka prezantuar propozimin e tij Kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Francois Hollandë dhe presidentit të Bashkimit Evropian Jean-Claude Juncker, gjatë bisedave telefonike që ta zhvilluar dje.
Zyrtari i Komisionit Evropian, Martin Selmayr ka thënë më 21 qershor se propozimi grek është “një bazë e mirë për progres”.
Greqia ka kohë deri në fund të qershorit për të arritur një marrëveshje me kreditorët e saj ndërkombëtarë, në të kundërtën ballafaqohet me falimentim, nëse nuk arrinë që t’ia paguaj borxhin prej 1.5 miliard dollar që i ka Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane, nuk janë të gatshme që të zhbllokojnë fondet e ndihmës, përderisa Greqia nuk do të pajtohet që të bëjë reformat e kërkuara.
Sigal