Marrëveshja me Serbinë, opozita dhe mijëra qytetarë në protestë në Prishtinë

618
Mijera qytetarë nga e gjithë Kosova morën pjesë në protestën e organizuar nga Opozita kundër marrëveshjes së Kosovës me Serbinë në Bruksel dhe marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Manifestimi u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku përveç Fatmir Limajt, kreut të Nismës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, mbajti fjalën dhe Albin Kurti për të cilin është firmosur një urdhërarrest.
S’mund të ecim përpara me atë flamur lara-lara
Albin Kurti edhe pse ka një fletë arrest sfidoi shtetin duke folur para protestuesve.
Për Kurtin bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është edhe në të mirë të Evropës dhe nuk e cënon BE-në
Albin Kurti: Vetëm me flamurin kombëtar shqiptar Republika jonë mund të ecë përpara. Vetëm me flamurin e kuq dhe shkabën e zezë krenare në mes mund të avancojmë dhe përparojmë edhe më fuqishëm. Por kurrsesi nuk mund të ecim përpara me flamurin lara lara. Që e kanë nxjerrë nga strajca këta tregtarë flamujsh, që uzurpuan shtetin për tu pasuruar vetë dhe ndihmuar Serbinë”
Ai gjithashtu kërkoi lirimin e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe deputeten e AAK, Donika Kadajn.
Haradinaj: S’kemi tokë për të falur 
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot kanë dal për t’i kundërshtuar dy marrëveshjet dhe sipas tij, kjo turmë dëshmon se marrëveshjet nuk kalojnë. Ai ka thënë se Kosova nuk ka tok për të falur dhe ka zot shtëpie.
Ramush Haradinaj: Kosova është gjaku im që nuk falet” – ka thënë Ali Podrimja. Ne jemi evropianë dhe e nderojmë mikun e përjetshëm- Amerikën. Pse Kosova sot është “e përulur dhe e turpnume”, “e lodhur dhe ekonomikisht e dërmuar”. Një Kosovë me kaq shumë potenicale. Pushteti na ka nxjerr në rrugë, se po don me e ba Serbinë zot’ Shpije n’Kosovë. Na ka detyru me përdor gaz, se po don me i falë tokë Malit t’ Zi. Ne i themi Jo, se Kosova asht’ Njo e s’bahet dy.
Pushteti po na burgosë e po na i thyen dyert veç me u pajtu me marrëveshjet e tij. Ne i themi Jo. S’kemi as tokë me falë e as nuk e kemi n’mend me e lanë Serbinë me u kthy. Kosovën e kemi çliru bashk me ju e me aleatët. Bashk do ta mbrojmë.
Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë. Ju kemi thirrë sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa. Jemi bashku sot kundër t’ligut e t’keqit. Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje. Kur e kemi nisë luftën, na kanë pas thanë se e kemi gabim. Por më vonë krejt bota demokratike ka qenë në anën tonë. Bashkë do të jemi prap. “Pushteti po don me e ba Serbinë zot shtëpie në Kosovë. Po don me i dhanë tokën e Kosovës, Malit të Zi. Sot kemi ardhur për ti thënë jo marrëveshjesve në dëm të Kosovës. Sa të jemi ne këtu marrëveshjet nuk kalojnë. Jo Serbia në Kosovë dhe jo tokë kosovare Malit të Zi”
Fatmir Limaj: “Sot, në këtë ditë të shenjtë jemi bashkuar, qytetarë të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake. Jemi bashkuar për Kosovën, për Shtetin tonë, për pavarësinë tonë”
Në protestë është dhe Albin Kurti për të cilin është firmosur dhe një urdhërarrest. Madje janë dëgjuar dhe protestuesit që thërrisnin emrin e tij “Albin Kurti, Albin Kurti”
Autoritetet kanë marrë masat për të mundësuar zhvillimin e manifestimit, duke u përgatitur për cdo incidentët që mund të ndodhë.
Drejt Prishtinës, janë nisur në orët e para të mëngjesit, autobusë të shumtë nga qytetet kryesore të Kosovës.
Sigal