Marrëdhëniet me Kubën, SHBA e heq nga lista e sponsorizuesve të terrorit

505
Shtetet e Bashkuara kanë hequr Kubën nga lista e shtetve që sponsorizojnë terrorizmin, një hap vendimtar ky për normalizimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Havanës, të nisur që pas fjalimit të presidentit Barak Obama vitin e kaluar.
Sipas zëdhënësit të departamentit të shtetit, Xhef Ratke, ky vendim pasqyron mendimin e përgjithshëm në Uashington se Kuba i ka plotësuar disa kritere, edhe pse ka ende politika të saj me të cilat qeveria amerikane nuk bie dakord.
Vendimi është mirëpritur nga qytetarët e Havanës, ku shumë shpejt pritet të hapet edhe ambasada e parë amerikane pas më shumë se një gjysmë shekulli.
“Fatmirësisht ata e kuptuan, iu hapën sytë, që ne nuk jemi të këqinj. Ne jemi një vend si gjithë të tjerët”
“Ne kemi luftuar gjithmonë për paqen dhe solidaritetin. Ishte e padrejtë që ne të futeshim në këtë listë”
“Kuba gjithmonë ka qenë e prekur nga terrorizmi, nuk e ka sponsorizuar kurrë atë. Nuk e meritonim të ishim në atë listë”
Kuba ishte futur fillimisht në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit që prej vitit 1982 pasi Shtetet e Bashkuara e akuzuan se po ndihmonte grupime të ndryshme rebele në Amerikën e Jugut. Por që prej telefonatës mes Obamës dhe Raul Kastros dhjetorin e kaluar, Kuba është shndërruar në një objektiv tërheqës për biznese
Sigal