Marrëdhëniet dy palëshe – May në Uashington, takohet sot me Trump në Shtëpinë e Bardhë

506
Presidenti amerikan Donald Trump do të presë ditën e sotme Kryeministren e Britanisë, Theresa May, me të cilën do të diskutojë për disa çështje mjaft të rëndësishme, ku përfshihen forcimi i marrëdhënieve dy palëshe si dhe mundësia e arritjes së një marrëveshje tregtare pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.
Ndërkohë, Theresa May mbajti edhe një fjalim përpara një mbledhje të Partisë Republikane, teksa në ligjëratën e saj u vunë re vlerësime për fitoren e Donald Trump si dhe një pozicionim më i afërt me politikat që ka propozuar lideri aktual i Shtëpisë së Bardhë.
Sigal