Maqedoni,në pranga biznesmenë,ish- ​deputetë e ish-zyrtarë të mbrojtjes

1670
Sigal

SHKUP – Në operacionin e koduar “Arsenal” kanë përfunduar në pranga 9 veta, biznesmenë, ish-deputetë dhe ish-zyrtar të mbrojtjes.
 
Ministria e brendshme në Maqedoni në një aksion të organizuar sot arrestoi biznesmenë dhe ish- zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, të përfshirë në aktivitete kriminale dhe keqpërdorim të buxhetit për rreth 2.5 milionë eurove.
 
Në këtë operacion të koduar “Arsenal” janë arrestuar 9 veta, mes tyre dy ish-deputet të partisë opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM), Vanço Georgiev i njohur si pronar i kompanisë “Delikates” dhe Nelko Menkinoski, ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.

 
Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe Dushan Nikolovski, ish-drejtor i kompanisë së njohur “Suvenir Samokov”.
MPB theksoi se grupi nga viti 2004 – 2009 përmes kompanive të tyre shfrytëzonin dhe kryenin shërbime në Armatën e Maqedonisë dhe se në këtë mënyrë ata kanë arritur që të keqpërdorin rreth 2.5 milionë euro.
 
Gjithçka ishte kryer gjoja për servisimin e helikopterëve të ushtrisë dhe  se kompanitë e përfshira nga Maqedonia kryenin rolin e ndërmjetësimit. Paratë e Armatës paguheshin në kompaninë ukrainase për mirëmbajtjen e mjeteve ushtarake, ndërsa më pas një pjesë e tyre transferohej në Maqedoni dhe paratë tërhiqeshin nga personat e dyshuar.
 
Grupi i të dyshuarave kishte themeluar kompaninë “Drvomak” në Bullgari dhe “KL Technoservices LTD” në Angli.  Nelko Mnekinoski si zyrtar i mbrojtjes paguante faturat në adresë të këtyre kompanive, që kryenin shërbimet dhe ndërmjetësimin për servisimin e helikopterëve ushtarak. (INA)