Maqedonia, përplasen Greqia e SHBA, ikën Venizelos nga NATO

465
Sigal

Ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos është larguar nga samiti i NATO-s për luftën ndaj ISIS që po mbahet në Bruksel, pas një incidenti që sipas palës greke është bërë nga SHBA.
 
Në një notë proteste të Ministrisë së Jashtme greke, theksohet se SHBA nuk kanë respektuar rregullat dhe praktikën e OKB-së, përsa i perket menyres se emertimit te vendeve pjesëmarrëse. Sekretari amerikan i Shtetit gjatë përmendjes së emrave të shteteve që kanë marrë pjesë në koalicionin kundër ISIS ka thënë Maqedonia dhe jo ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, apo FYROM.
  
“Është shumë e rëndësishme që Greqia të pozicionohet, si  nje vend i vjeter anëtar i NATO-s , jo thjesht për të ruajtur kredibilitetin e vet në arenën ndërkombëtare, por dhe per te perforcuar pozitën e saj mbi çështjet qe i interesojne, çështjet kombëtare, ato që lidhen me Qipron, me marrëdhëniet greko-turke, Detin Egje, Mesdheun Lindor”, u shpreh Evangelos Venizelos, zëvendeskryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Përplasjet midis Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit qe kane hyrë tashmë ne dekaden e trete, janë acaruar sidomos pas samitit të Aleances Euroatlantike ne Bukuresht ne vitin 2008, kur Greqia ka bllokuar kandidaturen e ish-Republikës Jugosllave te Maqedonisë për të hyrë në NATO dhe për të progresuar drejt Bashkimit Europian.