Maqedonia nis ndërtimin e barrierave kufitare

502
Pas vendimit të marrë nga Këshilli i sigurisë së shtetit në Maqedoni, autoritetet kanë nisur punën për ndërtimin e një barriere përgjatë kufirit me Greqinë, në kuadër të kontrrollit mbi fluksin e emigrantëve. Në ndarjet territoriale midis dy vendeve janë parë kampionë të shumtë, të cilët sjellin materialet e nevojshme për ngritjen gardhit me gjemba.

Zyrtarët e kabinetit të Presidentit Gjorge Ivanov, kanë deklaruar se vendimi është marrë për të rritur masat e sigurisë, teksa nuk ka ende asnjë njoftim mbi ndonjë kufizim të mundshëm. Në kampet e përkohshme të qëndrimit, autoritetet kanë shpërndarë ushqime dhe medikamente për refugjatët.

Oficerja e Agjensisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, Barbara Kolzi, bën me dije se në bazë të informacioneve të grumbulluara, pritet që brenda pak orëve në vend të mbërrijnë 2500 azil kërkes.
Sigal