Sigal

Maqedonia do të nisë zyrtarisht bisedimet me NATO-n, për anëtarësimin në aleancën euroatlantike.

Një nga kushtet e Maqedonisë për anëtarësimin në NATO, është zgjidhja e marrëveshjes me Greqinë në lidhje me çështjen e emrit. Referendumi i zhvilluar nga shteti maqedonas, për të ndryshuar emrin, nuk e ka kaluar pragun 50% që nevojitet për tu quajtur i vlefshëm, edhe pse mbi 90% e atyre që kanë dalë në referendum, kanë votuar për ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut.

Megjithatë mësohet se bisedimet do të fillojnë më 18 tetor.

Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth tre muaj përpara se të nënshkruhet një protokoll i pranimit, ndërkohë pas kësaj protokolli duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s, proces ky që zgjat rreth një vit.