Maqedonia në heshtje zgjedhore, nesër mbahen zgjedhjet lokale

655
Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër dhe filloi heshtja zgjedhore.
Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre për votim mund ta realizojnë 1 882 persona në institucionet ndëshkuese-pëRmirësuese dhe persona të cilët janë në paraburgim, nëntë persona të zhvendosur brenda vendit, si dhe të sëmurët dhe të pafuqishmit, të cilët e kanë kërkuar këtë në komisionet komunale zgjedhore.
Personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendra për pranim, ku janë vendosur, personat e sëmurë dhe të pafuqishmit në shtëpitë e tyre, ndërsa votuesit të cilët në ditën e votimit gjenden në vuajtjen e masës së paraburgimit shtëpiak, votojnë në vendin ku e vuajnë masën e paraburgimit shtëpiak.
Votimi filloi në orën lokale 07:00 dhe zgjat deri në orën 19:00.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në 3 480 vendvotime në 80 komuna dhe qytetin e Shkupit. Të drejtë vote kanë 1 814 644 votues.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor.
Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u zhvilluan në vitin 1990.
Sigal